A mund të kontribuojë sektori HoReCa në luftën kundër ndotjes plastike në basenin e lumit Shkumbin?

Ndotja plastike në pellgun e lumit Shkumbin po bëhet një problem serioz për Shqipërinë — si në aspektin mjedisor, ashtu edhe ekonomik. Sipas vrojtimeve në terren të viteve 2024–2025, më shumë se 70% e mbetjeve të dukshme përgjatë lumit përbëhen nga plastika njëpërdorimëshe (SUP), kryesisht shishe PET, qese LDPE dhe enë ushqimi të përdorimit të vetëm.

Ajo që bie në sy është roli i dyfishtë i sektorit të hotelerisë, restoranteve dhe kafeneve (HoReCa):

  • Nga njëra anë, kontribuon ndjeshëm në rrjedhjen e plastikës njëpërdorimëshe në mjedis.
  • Nga ana tjetër, është vetë viktimë e pasojave, duke u përballur me humbje reputacioni, rënie të turistëve dhe kosto më të larta operimi.

Në kuadër të BeMed+ Project, në bashkëpunim me partnerin INCA – Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, se bashku me studenten @Zyra.Mahmuti do ngreme disa ceshtje per diskutim:

  • Sa reale është për bizneset e vogla dhe të mesme HoReCa të adoptojnë sisteme ripërdorimi dhe depozitë-kthimi?
  • Çfarë lloj mbështetjeje financiare ose politike*do të nevojitej për ta bërë këtë kalim të mundshëm?
  • A mund të ndihmojnë certifikimet mjedisore* ose promovimi i turizmit të gjelbër për të kompensuar kostot fillestare?
  • A ka shembuj të suksesshëm nga rajone të tjera që mund të shërbejnë si model për Shqipërinë?

Do të donim të dëgjonim edhe mendimet tuaja — veçanërisht nga ata që punojnë në fushën e hotelerisë, menaxhimit të mbetjeve apo administratës lokale.

6 Likes

Për bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin HoReCa, adoptimi i sistemeve të ripërdorimit dhe depozitë‑kthimit është i realizueshëm, por kërkon mbështetje financiare, politika stimuluese dhe certifikime mjedisore që rrisin vlerën e tregut. Modelet e suksesshme nga vendet e BE-së tregojnë se kjo është e mundur kur kombinohen incentivat ekonomike, bashkëpunimi me komunitetin dhe promovimi i turizmit të gjelbër.
Sektori HoReCa kerkon nje vemendje te vecante per te arritur me sukses objektivat e eliminimit te perdorimit te materialeve plastike ne menyren e menaxhimit te saj. Per kete sektor do te vecoja:

Realiteti për bizneset HoReCa eshte i veshtire dhe me barriera te medha:
• Sfidat kryesore: kostot fillestare për infrastrukturën e ripërdorimit (kontejnerë, logjistikë e kthimit), mungesa e kapaciteteve teknike dhe nevoja për edukim të stafit.
• Mundësitë: bizneset e vogla mund të përfitojnë nga skemat e thjeshta të depozitimit (p.sh. shishe qelqi me kthim) dhe nga bashkëpunimi me operatorë lokalë të riciklimit.
Eshte e domodosshme mbështetja financiare dhe politike per kete sektor pasi:
• Subvencionet publike: nxitin mbulim i një pjese të kostove për pajisje dhe logjistikë.
• Politikat fiskale: lehtesojne me ulje taksash për bizneset që zbatojnë sisteme ripërdorimi.
• Skemat e zgjeruara të përgjegjësisë së prodhuesit (EPR): nxitin dhe udhezojne ku prodhuesit duhet te kontribuojnë financiarisht për sistemet e kthimit.
• Fondet e BE-së për ekonominë rrethore: mund të përdoren për projekte pilote në Shqipëri.
Roli i certifikimeve dhe turizmit të gjelbër nxit me shume kenaqesine e turisteve dhe behen me terheqes keto lloj biznesesh pasi:
Certifikimet mjedisore (si GSTC, EU Ecolabel) rrisin besueshmërinë dhe tërheqin turistë që preferojnë destinacione të qëndrueshme.
Turizmi i gjelbër: promovimi i praktikave të ripërdorimit si pjesë e ofertës turistike ndihmon në kompensimin e kostove fillestare përmes rritjes së imazhit dhe të ardhurave.
Disa shembuj të suksesshëm te aplikimeve per riciklimin e mbetjeve plastike jane:
Gjermania dhe vendet nordike: kanë sisteme të avancuara të depozitë‑kthimit me norma riciklimi mbi 90%.
Lituania: arriti të rrisë normën e kthimit të shisheve plastike nga 34% në mbi 90% brenda tre vitesh pas zbatimit të DRS.
Francë: pilot‑projekte për ripërdorimin e ambalazheve në sektorin HoReCa, të mbështetura nga fondet publike dhe bashkëpunimi me OJQ-të.

Një kombinim i politikave fiskale, subvencioneve, certifikimeve mjedisore dhe promovimit të turizmit të gjelbër mund ta bëjë kalimin të mundshëm dhe tërheqës për bizneset HoReCa. Modelet europiane ofrojnë bazë të fortë për përshtatje në nivel lokal.

2 Likes

Lumi Shkumbin është i kufizuar nga 6 bashki (Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhine dhe Divjakë) përgjatë rrugëtimit të tij. Për basenin e Lumit Shkumbin janë bërë shumë pak studime mbi ndikimin që ka menaxhimi i mbetjeve përgjatë lumit. Nga një studim i realizuar nga Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit sasia totale e mbetjeve plastike që shkarkohen cdo vit në detin Adriatik është rreth 12 ton. Lloji i polimerit më i përhapur është LDPE (plastik me densistet të ulët) i cili përmban përqindjen me te larte ndjekur nga polimeret e llojit PET (shishe, 0.5 l) dhe plastike nga mbetjet ushqimore (paketimet). Nga sasia e mbetjeve të identifikuara rezulton që:
1.Menaxhimi i mbetjeve në bashkitë përgjatë basenit të lumit Shkumbin nuk është në nivelet e duhura për shkak të mungesës se infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve nga Bashkitë.
2.Duhet nje bashkpunim me i fortë ndermjet bashkise dhe bizneseve për të realizuar grumbullimin e mbetjeve në kohë duke mos lejuar qëndrimin e tyre për një kohë të gjatë në kazanët e grumbullimit.
3.Miratimi i ligjit për përgjegjësine e zgjeruar të prodhuesit (EPR) do krijojë mundësinë që bizneset të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme por ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bizneseve që kjo skeme të funksionojë është prioritare.
4.Nevojiten fushata ndërgjegjësimi për bizneset dhe qytetarët mbi rëndësine e funksonimit të sistemit të kthimit të mbetjeve plastike dhe përfitimet që ato kanë nga këto skema.

3 Likes

Përshëndetje,
Në kuadër të punës sime kërkimore dhe bashkëpunimit me iniciativën mesdhetare BeMed+ (Beyond Plastic Med), dhe nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. @PersetaGrabova dhe Prof. Asoc. Doc @elonapojani po zhvilloj një studim që fokusohet te mënyra se si sektori HoReCa (hotele, bare dhe restorante) përgjatë lumit Shkumbin kontribuon, menaxhon dhe mund të reduktojë ndotjen plastike në një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe ekonomike.

Qëllimi i kërkimit është të analizojë në mënyrë të detajuar praktikat e përdorimit të plastikës, sistemet aktuale të grumbullimit të mbetjeve, nivelin e përfshirjes së bizneseve dhe sfidat me të cilat ato përballen, duke u mbështetur në intervista, analiza në terren dhe të dhëna nga bashkitë përgjatë Shkumbinit.
Krahas kësaj, studimi synon të vlerësojë mënyrat se si bashkëpunimi midis autoriteteve vendore, sektorit privat dhe komunitetit mund të krijojë një model më funksional dhe më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve.

Fokusi kryesor qëndron te:
• përdorimi i plastikave njëpërdorimshe në HoReCa,
• mundësitë për zëvendësim me alternativa të qëndrueshme,
• nivelin e ndërgjegjësimit të bizneseve,
• praktikat e ndarjes së mbetjeve në burim,
• si dhe impaktin që këto masa kanë në mjedis dhe ekonomi.

Ky hulumtim synon të sjellë rekomandime konkrete dhe të zbatueshme, të cilat bazohen në parimet e ekonomisë rrethore, praktikat më të mira europiane dhe realitetin lokal të Shkumbinit.
Rezultatet e para tregojnë se ekziston potencial i fortë për përmirësim, veçanërisht nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit, forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokalë dhe zgjerimit të përdorimit të alternativave të ripërdorshme në sektorin HoReCa.

Jam e hapur të mirëpres sugjerime, komente apo përvoja të ngjashme që mund të kontribuojnë në pasurimin e këtij studimi dhe në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes plastike përgjatë lumit Shkumbin.

Faleminderit!

2 Likes

Menaxhimi i riskut dhe qëndrueshmëria në sektorin HoReCa

Ndotja plastike po bëhet një problem gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, me ndikim të drejtpërdrejtë si në mjedis, ashtu edhe në sektorë ekonomikë si turizmi dhe shërbimet. Në këtë kontekst, sektori HoReCa ka një rol të dyfishtë: kontribuon në përdorimin e plastikës njëpërdorimëshe, por njëkohësisht përballet me pasojat e kësaj ndotjeje përmes humbjes së reputacionit dhe rritjes së kostove operative.

Nga perspektiva e një hoteli që operon në Tiranë, si Hotel Deluxe SH.P.K. në zonën e Astirit, çështja e qëndrueshmërisë lidhet ngushtë me menaxhimin e riskut financiar dhe operacional. Edhe pse subjekti është i regjistruar në TVSH, struktura operon me xhiro të ulët, çka e bën çdo investim shtesë një vendimmarrje të ndjeshme nga pikëpamja financiare.

Adoptimi i sistemeve të ripërdorimit dhe depozitë-kthimit është i realizueshëm, por vetëm nëse shoqërohet me mbështetje konkrete. Përndryshe, rreziku është që kostoja e tranzicionit të përkthehet drejtpërdrejt në rritje çmimesh ose në presion mbi marzhet e fitimit.

Nga ana tjetër, mosveprimi nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Rritja e ndërgjegjësimit të klientëve dhe presioni i ardhshëm rregullator e bëjnë të pashmangshme nevojën për ndryshim.

Për këtë arsye, sfida kryesore nuk është nëse sektori HoReCa duhet të ndryshojë, por si duhet të realizohet ky tranzicion në mënyrë realiste.

Pyetje për diskutim:

• Çfarë masash stimuluese konkrete (fiskale apo financiare) duhet të ndërmerren nga institucionet publike për të motivuar bizneset e vogla HoReCa që të reduktojnë përdorimin e plastikës njëpërdorimëshe?

• Çfarë roli duhet të kenë furnitorët dhe operatorët e riciklimit në uljen e kostove të tranzicionit drejt praktikave më të qëndrueshme për bizneset e vogla?

• Si mund të kontribuojnë klientët dhe komuniteti lokal në nxitjen e sjelljeve më të përgjegjshme mjedisore nga ana e bizneseve HoReCa, pa krijuar presion të tepruar financiar?

2 Likes

Nga analiza e realizuar në këtë studim mbi sektorin HoReCa përgjatë lumit Shkumbin, del qartë se ndotja nga plastika përbën një problem serioz mjedisor, ekonomik dhe social, i cili lidhet ngushtë me mënyrën aktuale të menaxhimit të mbetjeve dhe me përdorimin e lartë të produkteve plastike njëpërdorimëshe.

Gjetjet tregojnë se plastika përbën pjesën dërrmuese të mbetjeve të dukshme në zonë, ku dominues janë shishet PET, qeset plastike dhe materialet e paketimit nga sektori i shërbimeve ushqimore. Një nga arsyet kryesore të kësaj situate është mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë për ndarjen, riciklimin dhe përpunimin e mbetjeve, si dhe mbulimi i pamjaftueshëm i shërbimeve të grumbullimit në disa zona. Në të njëjtën kohë, niveli i ulët i ndërgjegjësimit publik dhe praktikat jo të qëndrueshme të bizneseve kontribuojnë në përkeqësimin e problemit.

Nga këndvështrimi ekonomik, studimi evidenton se shumica e kostove aktuale përballohen për mbledhjen dhe transportin e mbetjeve, duke lënë pak hapësirë për investime në infrastrukturë moderne. Tarifat ekzistuese nuk mbulojnë plotësisht kostot reale, çka krijon një deficit strukturor dhe varësi nga subvencionet. Ndërkohë, mosveprimi sjell pasoja të konsiderueshme, si dëmtimi i biodiversitetit, rreziqe për shëndetin, ndotje e ujërave dhe ulje e potencialit turistik.

Analiza krahasuese e alternativave tregon se zgjidhjet më efektive janë ato që fokusohen në reduktimin në burim, veçanërisht përmes përdorimit të sistemeve të ripërdorshme, të kombinuara me përmirësimin e ndarjes së mbetjeve dhe rritjen e kapaciteteve të riciklimit. Alternativat si produktet biodegradueshme apo zëvendësimi me materiale të tjera kanë ndikim pozitiv, por mbeten të kufizuara nëse nuk mbështeten nga infrastruktura e duhur.

Në bazë të këtyre gjetjeve, studimi rekomandon një qasje të integruar dhe graduale. Në afat të shkurtër, sugjerohet zgjerimi i mbulimit të shërbimeve, rritja e ndërgjegjësimit përmes edukimit dhe fushatave publike, si dhe nisja e iniciativave si sistemet e kthimit të depozitave për ambalazhet. Në afat të gjatë, theksi vihet tek investimet në qendra riciklimi, përmirësimi i infrastrukturës dhe zbatimi i politikave më të forta, si përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit dhe përafrimi me direktivat e Bashkimit Europian për plastikën njëpërdorimëshe.

Në përfundim, studimi thekson se adresimi i ndotjes nga plastika kërkon bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe të qëndrueshme mund të arrihet reduktimi i ndotjes dhe kalimi drejt një ekonomie qarkulluese në Shqipëri.

3 Likes

Për më shumë informacion rreth studimit dhe analizës që kam realizuar, bashkengjitur gjeni punimin. Në të do të gjeni metodologjinë, rezultatet dhe përfundimet kryesore të hulumtimit.

Faleminderit!

Plastic waste reducition in restaurants.pdf (141.3 KB)

3 Likes

Nje iniciative e ndermarre nga GIZ ne bashkepunim me organizatat mjedisore ka realizuar nje studim per te vleresuar ndikimin qe ka suporti i dhene bizneseve HoReCa per zevendesimin e produkteve plastike njeperdorimshe (SUPPs), me qellim qe te behen me te qendrueshme. Studimi, i realizuar gjate viteve 2023 dhe 2024, tregoi se mbetjet plastike u reduktuan me 8.2% si rezultat i informimit dhe mbeshtetjes qe iu ofrua rreth 700 bizneseve HoReCa. Kjo tregon se bizneset jo gjithmone kane informacionin e duhur mbi produktet qe perdorin dhe mbi alternativat zevendesuese qe mund te perdorin, me qellim qe te behen pjese e iniciatives “Low Plastic Zone”. Me shume mund te gjeni ketu: https://milieukontakt.org/project/low-plastic-zone-initiative/?lang=en

1 Like