Analiza e risqeve në sektorin e përpunimit të drurit në Shqipëri

Sektori i përpunimit të drurit për prodhimin e mobilieve në Shqipëri përbën një nga industritë tradicionale me rëndësi ekonomike dhe potencial zhvillimi, veçanërisht në drejtim të prodhimit artizanal dhe eksportit. Ky sektor karakterizohet nga kombinimi i metodave tradicionale të punimit me teknologjitë moderne, si përdorimi i makinerive CNC dhe proceseve të standardizuara të prodhimit. Gjithashtu, shumë kompani po orientohen drejt praktikave të qëndrueshme, si përdorimi i energjisë së rinovueshme, reduktimi i mbetjeve dhe implementimi i standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali dhe përpjekjeve për modernizim, sektori përballet me një sërë sfidash strukturore, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në zhvillimin e tij afatgjatë dhe konkurrueshmërinë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Duke analizuar situatën aktuale të sektorit të përpunimit të drurit për mobileri në Shqipëri, lindin disa problematika thelbësore, të cilat mund të paraqiten përmes pyetjeve të mëposhtme:

  • A përbën mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar një pengesë kryesore për zhvillimin dhe vazhdimësinë e këtij sektori?
  • Si ndikon rënia e interesit të të rinjve për profesionet artizanale në të ardhmen e industrisë së përpunimit të drurit?
  • A janë kompanitë shqiptare të mobilieve të përgatitura për të përballuar rritjen e vazhdueshme të kostove të lëndës së parë dhe kostove operacionale?
  • Në çfarë mase ndikon rezistenca ndaj ndryshimit dhe përdorimit të teknologjive moderne në efikasitetin dhe zhvillimin e sektorit?
  • A kanë ndërmarrjet e këtij sektori kapacitetet financiare dhe teknike për të investuar në teknologji moderne dhe procese të qëndrueshme prodhimi?
  • Sa e vështirë është për kompanitë shqiptare të përmbushin standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë, të cilat janë të domosdoshme për eksport?
  • A përbën mungesa e formalizimit të plotë të sektorit dhe vështirësitë në sigurimin e lëndës së parë të certifikuar një rrezik për zhvillimin afatgjatë?
  • Si ndikon niveli aktual i teknologjisë dhe inovacionit në aftësinë e kompanive për të konkurruar në tregun ndërkombëtar?
  • A ekziston mbështetje e mjaftueshme institucionale dhe financiare për zhvillimin dhe modernizimin e këtij sektori?
1 Like

Pyetjet që keni ngritur janë shumë të përshtatshme dhe pasqyrojnë problematikat kryesore të sektorit të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilieve në Shqipëri. Ato mund të shërbejnë si bazë për analizën që do të realizoni gjatë vizitës studimore në kompaninë Dru Tech.

Për të adresuar këto çështje në mënyrë praktike, ju rekomandohet të përgatisni një plan veprimi për , i cili duhet të fokusohet në mbledhjen e informacionit real nga kompania dhe në analizimin e situatës së sektorit në praktikë.

Plani i veprimit mund të strukturohet

  1. Prezantimi i kompanisë dhe analizimi i aktivitetit të saj
  • Përshkrimi i kompanisë Dru Tech, sektorit të aktivitetit dhe strukturës organizative.
  • Analiza e produkteve kryesore dhe proceseve të prodhimit.
  • Identifikimi i avantazheve konkurruese dhe sfidave kryesore të kompanisë.
  1. Analiza e qëndrueshmërisë dhe palëve të interesit (stakeholders)
  • Identifikimi i palëve të interesit (klientë, furnitorë, punonjës, partnerë riciklimi dhe komuniteti).
  • Analiza e pritshmërive të tyre dhe ndikimit që kanë në vendimmarrjen e kompanisë.
  • Vlerësimi i praktikave aktuale të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkulluese.
  1. Identifikimi dhe vlerësimi i risqeve kryesore
  • Analiza e risqeve operacionale, financiare, mjedisore dhe sociale.
  • Vlerësimi i tyre përmes matricës së probabilitetit dhe impaktit.
  • Identifikimi i risqeve kryesore për kompaninë si mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të lëndës së parë dhe rezistenca ndaj ndryshimit.
  1. Strategjitë për qëndrueshmëri dhe efikasitet operacional
  • Analiza e investimeve në energji të rinovueshme dhe efikasitet energjetik.
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe integrimi i stafit.
  • Zbatimi i standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë (ISO).
  1. Integrimi i ekonomisë qarkulluese në aktivitetin e kompanisë
  • Menaxhimi i mbetjeve të drurit dhe riciklimi i tyre.
  • Zhvillimi i produkteve të reja nga mbetjet (upcycling).
  • Analiza e mundësisë për krijimin e një cikli të mbyllur të prodhimit.
  1. Hartimi i planit të implementimit dhe monitorimi i rezultateve
  • Përcaktimi i hapave konkretë për implementimin e strategjive të propozuara.
  • Identifikimi i burimeve njerëzore, teknike dhe financiare të nevojshme.
  • Monitorimi i progresit përmes indikatorëve të performancës dhe raportimit periodik.

Në përfundim, vizita studimore në kompaninë Dru Tech duhet të shërbejë për të mbledhur informaion per planin e veprimit q për të formuluar rekomandime konkrete për përmirësimin e menaxhimit të riskut, qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së kompanisë.

Pas vizitës studimore të realizuar në kompaninë DRU TECH, arrita të hartoj planin e mëposhtëm të veprimit bazuar në vëzhgimet e realizuara gjatë vizitës dhe në analizën e aktivitetit të kompanisë. Qëllimi i këtij plani është të analizojë funksionimin e kompanisë, sfidat kryesore me të cilat përballet dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm përmes menaxhimit të risqeve, përmirësimit të efikasitetit operacional dhe integrimit të praktikave të ekonomisë qarkulluese.

DRU TECH është një kompani që operon në sektorin e përpunimit të drurit dhe është e specializuar në përdorimin e drurit natyral, kryesisht të llojeve ah, lis dhe arrë. Produktet kryesore të kompanisë përfshijnë suprina tavolinash, mobilje të ndryshme prej druri, panele dekorative murale dhe elemente të personalizuara dekorative. Procesi i prodhimit realizohet përmes një kombinimi të punës artizanale dhe teknologjisë moderne, duke përdorur makineri të specializuara si sharra industriale, torno, makineri për ngjitjen e suprinave dhe teknologjinë CNC për realizimin e detajeve të ndërlikuara.

Përveç analizës së aktivitetit prodhues, gjatë vizitës u identifikuan edhe disa sfida kryesore me të cilat përballet kompania në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Ndër sfidat më të rëndësishme përmenden mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorin e marangozisë, rritja e kostove të lëndës së parë dhe nevoja për investime në teknologji dhe energji të rinovueshme. Gjithashtu, u evidentua rëndësia e integrimit të praktikave të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkulluese në proceset e prodhimit, me qëllim reduktimin e ndikimit mjedisor dhe rritjen e efikasitetit operacional të kompanisë.

Bazuar në vëzhgimet dhe informacionin e mbledhur gjatë vizitës në kompani, është hartuar ky plan veprimi, i cili synon të analizojë aktivitetin e kompanisë DRU TECH dhe të propozojë qasje strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Plani përfshin prezantimin e kompanisë dhe analizën e aktivitetit të saj, identifikimin e palëve të interesit dhe pritshmërive të tyre, vlerësimin e risqeve kryesore që mund të ndikojnë në aktivitetin e kompanisë, si dhe strategjitë për përmirësimin e efikasitetit operacional dhe integrimin e ekonomisë qarkulluese.

Plani i veprimit paraqet edhe hapat konkretë për implementimin e strategjive të propozuara, burimet e nevojshme dhe mënyrat e monitorimit të rezultateve përmes indikatorëve të performancës dhe raportimit periodik. Në këtë mënyrë synohet të analizohet se si një kompani në industrinë e përpunimit të drurit mund të zhvillojë një model biznesi që kombinon performancën ekonomike me përgjegjësinë mjedisore dhe sociale, duke rritur njëkohësisht konkurrueshmërinë e saj në treg.

Plan Veprimi për kompaninë DruTech.pdf (82.1 KB)

1 Like