Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një program unik trajnimesh të personalizuara pa pagesë , dedikuar forcimit të kapaciteteve profesionale të stafit tuaj.
Kompania juaj mund të zgjedhë një prej temave të mëposhtme:
- Project Management
- Artificial Intelligence & Cybersecurity
- ERP Systems
- Document Management Systems (DMS)
- Lean Management
- Operational Management
Pasi të përzgjidhni temën, pedagogë dhe ekspertë nga Fakulteti Ekonomik do të vijnë në ambientet tuaja për të ofruar trajnimin në mënyrë praktike dhe të fokusuar tek nevojat specifike të stafit, pa pagesë
Vijimësia e programit
Përfshin një modul online, i cili shërben si thellim i mëtejshëm i njohurive të marra në trajnimet fizike.
Gjithashtu, studentët e vitit të fundit të Fakultetit Ekonomik do të kenë mundësinë të zgjedhin një problematikë reale nga kompania juaj dhe ta zhvillojnë atë si temë diplome, duke krijuar rekomandime konkrete dhe të zbatueshme.
Një nga këto tema do të përzgjidhet si temë rajonale në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi.
Pse ja vlen për kompaninë tuaj?
- Trajnim i personalizuar sipas nevojave specifike të stafit
- Ekspertë të Fakultetit Ekonomik drejtpërdrejt në kompaninë tuaj
- Mundësi për të adresuar sfida reale të biznesit
- Pjesëmarrje në një iniciativë të financuar nga Bashkimi Evropian
- Mundësi për zgjidhje të reja përmes temave të diplomës të orientuara nga ju
Ju lutem na shkruani për të rezervuar një datë ose për më shumë detaje