Studentja e Masterit Shkencor në Inxhinieri Mjedisi, profili “Trajtim Uji”, Vlorlinda Daja, praktikën profesionale e zhvilloi pranë Drejtorisë së Shërbimeve dhe Investimeve Publike në Bashkinë Krujë, gjatë periudhës 6 mars – 19 maj 2025. Qëllimi i praktikës ishte forcimi i njohurive praktike dhe zhvillimi i aftësive profesionale përmes përfshirjes në veprimtaritë e administratës vendore dhe zbatimin e politikave mjedisore në Bashkinë Krujë. Gjatë praktikës Vlorlinda pati mundësinë të angazhohesh në monitorimin e shërbimeve mjedisore, hartimin e dokumentacionit teknik dhe financiar për prokurime publike, si dhe inspektime në terren. Kjo i dha mundësinë e kontakteve me kompanitë, bizneset, banorët duke promovuar politikat mjedisore në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo përvojë e ndihmoi të zbatoj njohuritë akademike në praktikë dhe të forcoj aftësitë profesionale në fushën e inxhinierisë së mjedisit, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
@Vlorlinda.Daja, @Oltionmarko, @Konalsi, @joanagjipalaj, @Bashkia Kruje