Intership of MSC Student of Environmental Engineering at the Technical University of Cartagena, Spain

Studentja Jera Xhelilaj, nga Deapartamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, FIN, UPT, në kuadër të programit Erasmus zhvilloi një intership nga 03/03/2025 – 28/06/2025 në Universitetin Teknik të Kartagjenës në Spanjë.
Gjatë periudhës së mobilitetit Erasmus, studentja mori pjesë aktive në një program pune të fokusuar në bujqësinë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, sistemet moderne të ujitjes dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Një moment veçanërisht i paharrueshëm ishte vizita në Parkun Natyror El Hondo, ku pjesëmarrësit reflektuan mbi rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve natyrore dhe morën frymëzim për projektet e tyre.
Në përfundim të trajnimit, u prezantuan projektet në grup, duke treguar aftësi mbresëlënëse në mendimin kritik, kreativitetin dhe përkushtimin ndaj çështjeve mjedisore. Kjo përvojë e shkëmbimit nuk shërbeu vetëm për rritje profesionale, por gjithashtu për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkulturore dhe nxitjen e rolit aktiv të të rinjve në sfidat globale.
Studentja zhvilloi vizita në disa fusha eksperimentale dhe komerciale me qëllim njohjen me sistemet moderne të ujitjes me pikim dhe teknologjitë e oksigjenimit të ujit.
Pas një periudhe të shkurtër pushimi akademik, studentja realizoi një rishikim të literaturës mbi pajisjet e oksigjenimit të përdorura në sistemet e ujitjes. Ajo kreu gjithashtu karakterizimin teknik të këtyre pajisjeve, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga vizitat në terren, veçanërisht në pemtoren “Hacienda El Molino”. Si rezultat, ajo ndërtoi një inventar të detajuar të pajisjeve të ujitjes, i cili do të përdorej më pas në vlerësimin e ndikimit mjedisor të sistemit.
Studentja analizoi inventarin e mbledhur dhe vlerësoi rëndësinë e tij për qëndrueshmërinë mjedisore. Ajo mbështeti gjithashtu ekipin lokal në zhvillimin e modelit për analizën e ndikimit mjedisor të sistemit të integruar të ujitjes. Rezultatet e kësaj analize u përdorën si bazë për ndërtimin e tezës së saj të masterit.
Në javët e fundit të qëndrimit, studentja punoi për përpilimin, rishikimin dhe finalizimin e tezës së masterit. Ajo përgatiti gjithashtu një prezantim profesional të rezultateve të arritura, të cilin do ta paraqesë para komisionit akademik.

image
image
@jeraxhelilaj @oltionmarko @joanagjipalaj @Konalsi

2 Likes

Ishte kenaqesi qe kisha mundesine nga Universiteti Politeknik i Tiranes te isha pjese e programit Eramus+ Mobility Program ne Kartagjene, prane Universitetit Teknik. Gjate kesaj periudhe pata mundesine te njihesha me teknologjite me te reja dhe inovative te fermave dhe te pemishteve te limonave, qitrove dhe mandarinave ne sistemin e ujitjes me pikim . Tek ferma e pemishteve te limonave pata mundesine te njihesha me nje nga teknologjite me inovative , ajo e sistemit te ujit me pikim me oksigjen te implementuar ne te, e cila sillte benefite te shumta ne aspektin e perfitimeve agronomike dhe ekonomike.Pata mundesi te shihja nga afer dhe Greenhouses ne te cilat behej mbjellja e specave dhe e domateve ne kushte ku dheu ishte i perbere nga mbetjet e kokosit dhe te orizit qe ishte dicka shume e vecante per mua.Gjithashtu gjate trajnimit ne Alicante per Ndryshimet Klimatike pata mundesine te shkembeja ide dhe te pervetesoja njohuri te reja mbi gjendje aktuale dhe problematikat qe kane sjelle keto ndryshime. Te gjitha keto vizita pata mundesi, ti permblidhja dhe njeren prej tyre e cila ishte sistemi i oksigjenimit ne pemishten me limona ta punoja si diplomen time te masterit te prezantuar perpara 2 fakulteteve mbeshtetese.
Jam mirenjohese per te githe eksperiencen e mbrekullueshme qe perjetova gjate atyre 5 muajve.

1 Like