Studentja e MSH Inxhinieri Mjedisi, Profili Trajtim Uji, Klea ismaili, kreu praktikën profesionale prane kompanisë “Kontakt.shpk”, për një periudhën 6 javore.
Gjatë realizimit të praktikës studentes së Masterit ju dha mundesia të njihej me kantierin, shumë elemente të tij dhe problematika të ndryshme që dalin gjatë punës. Nën mbikëqyrjen e inxhinierëve të firmes, u njoh gjithashtu dhe me pjesën e kontrolleve të hidroizolimit të gropave të ashensorit, hidroizolim nëntoke, kanalizime, hidroizolim tarrace, instalime hidraulike, sistem kondicionim, duke patur parasysh tolerancën e lejuar për secilin prej proçeseve. Qëllimi i kësaj praktike ishte njohja edhe me teknologjitë sa më miqësore me mjedisin, kursimi energjisë, reduktimi i gjurmës së karbonit, qëndrueshmëria dhe ndikimi minimal në ndryshimet klimatike nga sektori ndërtimit.
Ky bashkëpunim uroj të vazhdojë edhe më tej ndërmjet FIN, DIM dhe Kontakt sh.p.k.

@Klea4ismaili @kontaktshpk @oltionmarko @joanagjipalaj

