Praktikë profesionale në Ministrinë e Mjedisit, nga studenti i Masterit Shkencor Orgest Shehi

Orgest Shehi, student i MSH Inxhinieri Mjedisi, zhvilloi praktikën profesionale pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ku u përfshi në Drejtorinë e Vlerësimit Mjedisor , Lejeve dhe Licencave , në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë që trajton procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). Qëllimi i kësaj praktike ishte të njihej me kuadrin ligjor dhe procedural që rregullon zhvillimet mjedisore në vend dhe të kuptonte rolin që luan specialisti i VNM-së në analizën dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve mbi mjedisin. Ky është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit midis kësaj Ministrie dhe Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, pasi subject i ligjit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis janë një larmishmëri e madhe e projekteve përpara marrjes së lejes së zhvillimit e ndërttimit të tyre. Akademia dhe Ministria mund të kontribuojnë për marrjen e masave më të mira të disponueshme për të zvogëluar ndikimin në mjedis e për të siguruar qëndrueshmërinë mjedisore.
@Orgest @oltionmarko @joanagjipalaj @ ministriaemjedisit

3 Likes

Praktika me ndihmoi të njihesha me shume me kuadrin ligjor dhe procedural që rregullon zhvillimet mjedisore në vend dhe të kuptoja rolin që luan specialisti i VNM-së në analizën dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve mbi mjedisin. Gjithashtu dhe bashkëpunimi me institucione publike dhe private me ndihmoi ne marrjen e eksperiences se duhur për trajtimin e dokumentacionit. Kjo përvojë ka qenë shumë e vlefshme për zhvillimin tim profesional, duke forcuar aftësitë e mia në komunikim, menaxhim projektesh dhe analizë të të dhënave.

2 Likes

Eshte kenaqesi te shikosh studentet e Inxhinierise se Mjedist, te zhvillohen nepermjet kryerjes se praktikave profesionale prane Institucioneve me te rendesishme ne vend sic eshte Ministria e Mjedist. Jam i bindur se Orgesti do te dije ti perdore te gjitha njohurite e tij duke kontribuar ne zgjidhjen e qendrueshme te problemeve mjedisre. Suksese.

2 Likes

Ministria e Mjedisit vlerëson bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë dhe sidomos Departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në funksion të përgatitjes profesionale të studentëve të Inxhinierisë së Mjedisit. Zhvillimi i praktikave pranë Drejtorisë së Vlerësimit Mjedisor, Lejeve dhe Licencave u mundëson studentëve të njihen nga afër me procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe me rolin e specialistit në analizën e projekteve përpara pajisjes me leje zhvillimi.

Ky bashkëpunim ndërmjet akademisë dhe Ministrisë kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.

1 Like