Rimekembja financiare e bizneseve ne kushtet e pasigurise

Rimekembja financiare (Resilience ) është një element kyç për qëndrueshmërinë dhe suksesin afatgjatë të bizneseve, veçanërisht në një mjedis ekonomik të karakterizuar nga pasiguri, kriza të shpeshta dhe ndryshime të shpejta. Ajo u mundëson bizneseve jo vetëm të përballojnë goditje të papritura – si krizat financiare, ndryshimet rregullatore apo rreziqet klimatike – por edhe të përshtaten, të rimëkëmben dhe të dalin më të forta prej tyre. Një biznes resilient është në gjendje të ruajë vazhdimësinë e operacioneve, të mbrojë vlerën ekonomike dhe reputacionin, si dhe të shfrytëzojë krizat si mundësi për inovacion dhe përmirësim të modeleve të tij të funksionimit.
Bizneset në vendin tonë vetëm në këto 6-7 vitet e fundit, janë përballur me ngjarje të njëpasnjëshme: tërmeti i vitit 2019, pandemia e COVID-19, situata inflacioniste e shkaktuar nga lufta Ukrainë-Rusi, si dhe një sërë zhvillimesh të cilat reflektojnë pasojat e ndryshimeve klimatike.
Ngrejmë ceshtjet e mëposhtme, me doktoranten Junada Sulillari @junada :

  • Në çfarë mase bizneset shqiptare, disponojnë kapacitetet financiare dhe menaxheriale për të përballuar goditje të papritura ekonomike?
  • Cili është niveli i zhvillimit të praktikave të menaxhimit të rrezikut dhe planifikimit strategjik në bizneset shqiptare dhe si lidhet me rimëkëmbjen e tyre financiare?
  • Cfarë veprimesh duhen ndërmarrë nga politikëbërësit në mënyrë që bizneset të jenë më të përgatitur në rast të goditjeve të papritura?
4 Likes

Tema e rimëkëmbjes financiare të bizneseve shqiptare në kushtet e pasigurisë është shumë aktuale. Ngjarjet e njëpasnjëshme të viteve të fundit, nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia e COVID-19, tek presionet inflacioniste kanë nxjerrë në pah dobësitë e shumë bizneseve dhe mungesën e mekanizmave të konsoliduar për përballimin e goditjeve të papritura.

Pyetjet e ngritura në këtë postim lidhen drejtpërdrejt me thelbin e kërkimit tim të doktoraturës, i cili fokusohet në vlerësimin e kapacitetit financiare dhe menaxherial të bizneseve shqiptare për t’u rimëkëmbur financiarisht pas goditjeve si dhe tek faktorët që ndikojnë tek kjo aftësi. Pikërisht mungesa e evidencave empirike mbi këto çështje në kontekstin shqiptar ka qenë një nga arsyet kryesore të përzgjedhjes së kësaj teme disertacioni.

Besoj se një kuptim më i thellë i rimëkëmbjes financiare të bizneseve nuk është vetëm një kontribut akademik, por edhe një bazë e domosdoshme për hartimin e politikave publike më efektive dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit privat në të ardhmen.

2 Likes

Si biznes, i kemi ndjerë drejtpërdrejt pasojat e krizave të viteve të fundit. Pandemia dhe rritja e çmimeve na vendosën përballë situatave që nuk i kishim parashikuar. Këto përvoja na mësuan se nuk mjafton të punosh mirë në kohë të qeta, duhet të jesh i përgatitur edhe për momentet e vështira.
Rimëkëmbja financiare nuk do të thotë vetëm të mbijetosh nga një krizë, por të përshtatesh, të mësosh prej saj dhe të forcohesh për të ardhmen.

Prandaj, është e nevojshme që bizneset dhe institucionet të bashkëpunojnë më ngushtë për të ndihmuar bizneset të jenë më të afta të përballojnë situata të tilla.

2 Likes

Si biznes, e kemi ndjerë nga afër sa e vështirë është të përballosh kriza të njëpasnjëshme. Tërmeti, pandemia dhe rritja e çmimeve na kanë mësuar që duhet të jemi gjithmonë të përgatitur dhe të mendojmë disa hapa përpara. Besojmë se rimëkëmbja financiare nuk lidhet vetëm me mbijetesën, por me aftësinë për t’u përshtatur dhe për t’u forcuar pas çdo sfide. Është shumë e rëndësishme që ky diskutim të vazhdojë dhe që bizneset të kenë më shumë mbështetje dhe orientim për t’u bërë më të afta të rimëkëmben.

2 Likes

Në planin praktik dhe politik, gjetjet e disertacionit theksojnë nevojën që bizneset shqiptare të kalojnë drejt një qasjeje më proaktive në menaxhimin e situatave të papritura. Kjo nënkupton formalizimin e planeve të vazhdimësisë së biznesit, përmirësimin e menaxhimit të likuiditetit dhe ndërtimin e një strukturae kapitali më të qëndrueshme.

Gjithashtu, bizneset duhet të monitorojnë më sistematikisht flukset e parasë, të punojnë drejt planifikimit të skenarëbe dhe të menaxhojnë me kujdes investimet kapitale, veçanërisht në periudha pasigurie. Nga ana e politikëbërësve, është e rëndësishme të krijohen instrumente mbështetëse që nxisin përgatitjen paraprake ndaj krizave, jo vetëm ndërhyrjen pas tyre.

Rimëkëmbja financiare duhet të shihet si proces ndërtimi kapacitetesh në afat të gjatë, që fillon përpara krizës dhe forcohet përmes bashkëpunimit mes biznesit dhe institucioneve.

1 Like

Per te arritur ne konkluzionet e mesiperme Junada, realizoi dy analiza shkencore: nje cilesore dhe nje sasiore. Per te realizuar analizen e pare, perdori te dhena te mbledhura drejtperdrejt nga bizneset, ndersa per te dyten iu referuar raporteve financiare zyrtare te dorezuara nga bizneset me xhiro vjetore mbi 14 mln ALL, ne proporcion me peshen e seciles dege ne PBB. Keshtu qe do sugjeroja qe @junada shkurtimisht te pershkruante dy metodologjite e perdorura dhe konkluzionet e arritura per secilen, pasi mund te jene me shume vlere per bizneset e regjistruar ne platforme por edhe me gjere.

2 Likes

Faleminderit per interesin @Fiorentina. Do doja te theksoja qe nder insitucionet qe ke permendur, besoj ke pasur parasysh edhe akademine, per rolin e rendesishem qe ka ne kete bashkepunim.

2 Likes

Faleminderit @XhensilaZacellari. Pikerisht ky eshte edhe thelbi i punimit te @junada, pra ku duhet te fokusohen me teper bizneset ne menyre qe te perballojne sa me mire dhe te dalin edhe me te forte pas goditjeve te papritura.

2 Likes

Faleminderit @brikena.leka. Studimi u mbështet në një qasje të kombinuar duke integruar të dhëna primare dhe sekondare. Të dhënat primare u mblodhën përmes një pyetësori të strukturuar dhe u matën duke përdorur shkallët Likert, që matën variabla latente si adoptimi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit, vazhdimësia e operacioneve, stabilizimi financiar dhe qëndrueshmëria, Të dhënat sekondare u mblodhën nga pasqyrat financiare zyrtare të bizneseve me xhiro mbi 14 milion ALL. Kampioni u përzgjodh për të siguruar larmishmëri sipas sektorit dhe vendndodhjes. Për analizën e të dhënave u përdor modelimi i ekuacionit strukturor për testimin e marrëdhënies midis variablave latente dhe analiza e regresionit për identifikimin e faktorëve financiarë përcaktues të rimëkëmbjes financiare, duke mundësuar një vlerësim të integruar të dimensioneve të saj.

Rezultatet treguan se faktorët strategjikë dhe organizativë, si menaxhimi i vazhdimësisë së biznesit, vazhdimësia e operacioneve dhe stabilizimi financiar pas goditjeve, kanë ndikim të rëndësishëm në rimëkëmbjen financiare. Në lidhje me faktorët financiare, u evidentua një roli i rëndësishëm i përfitueshmërisë, fitimeve të mbajtura, intensitetit të kapitalit dhe shpejtësisë së rimëkëmbjes së shitjeve, ndërsa faktorë si madhësia, mosha apo industria nuk rezultuan statistikisht të rëndësishëm. Në tërësi, gjetjet theksojnë se rimëkëmbja financiare është rezultat i ndërthurjes së përgatitjes strategjike me menaxhimin e kujdesshëm të burimeve financiare.

1 Like