Kur fillova të analizoja kompaninë Gjokaj Herb — një ndërmarrje familjare me mbi 30 vite eksperiencë në kultivimin dhe eksportin e bimëve medicinale — gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte se prodhimi i tyre vjetor luhatet nga 1,500 deri në 2,500 tonë. Një diferencë prej mbi 60% që nuk vjen nga menaxhimi i dobët, por thjesht nga shiu dhe dielli.
Kjo të bën të mendosh ndryshe për riskun. Nuk është gjithmonë diçka që e kontrollon — ndonjëherë, thjesht, e pret dhe përgatitesh.
Gjatë analizës rashë ndesh me një paradoks që nuk e prisja: kompania bën gjëra shumë të mira për mjedisin — mbetjet bimore i kthen në pleh natyral, punon me cikle biologjike të mbyllura — por jo si strategji e menduar, thjesht si traditë bujqësore e trashëguar. Në të njëjtën kohë, i gjithë prodhimi shkon për eksport në një numër të kufizuar tregjesh, me pagesa në dollarë, pa asnjë “rrjetë sigurie” nëse diçka ndryshon jashtë.
Pra kemi një kompani që është e qëndrueshme nga natyra, por e cenueshme nga struktura.
• Si e kalojnë këto kompani nga qëndrueshmëria “intuitive” në një strategji të formalizuar — pa e humbur autenticitetin?
• Çfarë lloj mbështetjeje financiare ose politike do të nevojitej për ndërmarrjet e vogla agrobiznesore të diversifikojnë tregjet e eksportit?
• A mund të ndihmojnë certifikimet mjedisore për të hapur tregje të reja si Gjermania apo Franca?
• A ka shembuj të suksesshëm nga rajoni që mund të shërbejnë si model për sektorin e bimëve medicinale në Shqipëri?
• A mund të bëhet sektori i bimëve medicinale në Shqipëri një model për prodhim të qëndrueshëm mjedisor?