Roli i raportimit jofinanciar dhe ndikimi i tij në performancën e kompanive në Shqipëri

Roli i raporteve jo financiare (mjedisore, sociale dhe të qeverisjes – ESG) dhe ndikimi i tyre në transparencën, performancën financiare dhe besueshmërinë e kompanive në Shqipëri: kush janë sfidat, përfitimet dhe perspektiva për të ardhmen.
@PersetaGrabova

Problematika e adresuar eshte shume koherente dhe padyshim shume e nevojshme.

  • Nje nga problematikat qe mund te adresohet eshte eshte sa i pergatitur eshte tregu shqiptar, si nga pikepamja e bizneseve, burimeve njerezore qe ato kane, ashtu edhe nga universiteteve ne lidhje me curriculat qe ato ofrojne ne kete fushe- sa te perditesuara jane per te krijuar nej kapital njerezor qe i duhet industrise?
  • Referuar Ligjit per Kontabilitetin, kane detyrimin per te perfshire si pjese te raportimit financiar, edhe tregues qe lidhen me qendrueshmerine dhe kriteret ESG, kompanite me me shume se 500 punonjes. Referuar INSTAT 2023, 168 kompani jane ne shqiperi me me shume se 250 punonjes.
  • Indikatoret qe duhet te jene pjese e ketij raporti (KPI), marrin nje peshe relativisht te vogel nese raporti thjesht behet pjese e nje raporti tjeter, pra vetem elemente te permendur ne te. Nese analizohet udhezuesi i pergatitur per elemente te qendrueshmerise qe duhet te behen pjese e raportimit financiar, duket qarte qe kryesisht jane elemente pershkrues dhe jo te matshem.
  • Bizneset e madhesive me te vogla as nuk konsiderojne fillimin e pergatitjes se ketij raporti kur tashme nuk eshte I detyrueshem as per bizneset e medha.
  • Burimet njerezore vazhdojne te kene mangesi ne njohjen e elementeve perberes te raportit, strukturen e punes, si dhe identifikimin e KPI qe duhet te plotesohen. Nese kriteret nuk jane te matshme, por thjesht pershkruese, atehere ata tregojne shume pak.
  • Shoqeria jone, duke i perfshire te tre palet, biznesin, autoritetet dhe akademine, perseri do te jene te papergatitur kur rendesia e ketij raporti te kuptohet qe eshte e nje rendesie te vecante, per me teper kur vendi te behet pjese e BE-se, dhe atehere do te jete nje “must”.

Roli i Raportimit Jofinanciar në Performancën e Kompanive: Nga Formaliteti te Vendimmarrja Strategjike

Raportimi jofinanciar në Shqipëri mbetet shpesh formal dhe pa ndikim të prekshëm në performancën e kompanive. Edhe kur realizohet, ai rrallë shfrytëzohet strategjikisht, për shkak të mungesës së sinkronizimit me vendimmarrjen e menaxhimit. Ndodh që KPI-të jepen vetëm për t’u plotësuar në raport, pa u përdorur për të përmirësuar efikasitetin operativ, çka rezulton në mungesë të rezultateve të matshme. Informacioni jofinanciar mbetet thjesht një dokument formal, pa vlerë të drejtpërdrejtë për biznesin, ndërsa niveli menaxherial e përvetëson pak, duke e kthyer raportin vjetor më shumë në një kërkesë administrative sesa në një instrument strategjik.
Për të kthyer raportimin jofinanciar në një mjet efektiv për performancë, kompanitë duhet të identifikojnë KPI jofinanciale të qarta dhe të matshme, t’i monitorojnë rregullisht dhe t’i lidhin me strategjinë e biznesit.

Investimet në teknologji për prodhim energjie të pastër, trajnime që rrisin produktivitetin e stafit, apo monitorim i qartë i riskut mjedisor, mund të shndërrojnë raportimin jofinanciar nga formalitet në një instrument konkret për përmirësim të efikasitetit dhe inovacionit. Për shembull, vendosja e një KPI të qartë si reduktimi i konsumit energjetik mund të rezultojë në kursime të prekshme në kostot operative të kompanisë.
Vetëm me angazhimin e nivelit menaxherial dhe monitorimin e vazhdueshëm të këtyre treguesve, raportimi jofinanciar mund të funksionojë si shtysë konkrete për rritjen e performancës dhe efiçiencës së biznesit.